Eneo Bitri u zyrtarizua ditën e sotme te KS Cracovia. Mbrojtësi shqiptar do të provojë një aventurë të re në Poloni duke u larguar nga Valerenga. Polakët do të paguajnë 75 mijë euro për huazimin dhe 350 të tjera për blerjen e plotë.
Urimet janë të shumta për shtatlartin i cili bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Mes mesazheve, është edhe ish-shoku i skuadrës te Partizani, Valentino Murataj, që vë re një detaj interesant.
Bitri do të heqë fanellën blu që vishte te Valerenga, e do të veshë atë me ngjyrë të bardhë e të kuqe. “Suksese me ngjyrat e bukura”, i shkruan Murataj.
Poll