Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kvaratskhelia krahasohet me legjendën e Napolit, ish lojtari italian: Maradona luante një sport tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Kvaratskhelia krahasohet me legjendën e Napolit, ish lojtari italian:

Napoli është kthyer në ekipin më të pëlqyer për momentin pasi me lojën e tyre dhe rezultatet po shkëlqen si askush në europë. Zbulimi i këtij sezoni padyshim është gjeorgjiani, Kvaratskhelia që po krahasohet nga të gjithë me legjenden napolitane, Diego Armando Maradona.

Salvatore Bagni, një ish-lojtar i kombëtares italiane, foli edhe për Kvaratskhelia protagonistin e vërtetë në këtë pjesë të parë të sezonit: "Unë e kam ndjekur atë, që në moshën 15 vjeç ka pasur një impakt shkatërrues, nuk bën kurrë gjëra të parëndësishme, luan gjithmonë lojë të dobishme. Ai argetohet, duket sikur luan në rrugë me shokët. Futbollist shumë serioz në fushën e lojës ndaj çdo kundërshtari. Thjesht kisha dyshimin se mund të luftonte për të zëvendësuar një simbol si Insigne, por jo akoma. Më dëshmoi se isha gabuar. E krahasojnë me Maradonën? Mos e ekzagjerojmë, ju lutem. Diego luante një lojë tjetër, një sport ndryshe".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga