Borussia Dortmund
Borussia Dortmund nuk ka të ndalur në Bundesligë. Verdhezinjtë mposhtën lehtësisht Mainz në “Signal Iduna Park”, 4 – 0. Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi në kampionat për të besuarit e Niko Kovac.
Dortmund e “hipotekoi” fitoren që në pjesën e parë, e përfunduar 3 – 0. Sulmuesi Guirassy shënoi dopietë, minutat 10 dhe 42’, shto konkretizimin e Beier 15’.
Në fraksionin e dytë, pati kohë edhe për autogolin e Kohr, minuta e 84-të. Pas 22 javësh në Bundesligë, Borussia Dortmund i afrohet Bayern Munich me 3 pikë, ndërsa bavarezët do të zbresin nesër në fushë, transferta kundër Werder Bremen.
Poll
