5 gola, emocione të forta, autogol dhe karton i kuq, kjo ishte “meny” e superndeshjes Inter – Juventus, e përfunduar 3 – 2 për zikaltërit. Mbrojtësi i Juventusit Andrea Cambiaso, u bë kryefjalë në 45 minutat e para, autogol dhe gol.
Por, kartoni i kuq i marr prej Kalulu në minutën e 42-të te “Zonja e Vjetër”, dha efekt në vazhdimësi. Esposito i dha epërsinë Interit, minuta e 76-të.
Edhe pse u duk se Juventusi ishte “dorëzuar”, Locatelli barazoi rezultatin dhe shtangu “San Siro”-n, ndonëse përkohësisht. Gjithsesi, Interi nuk e kishte thënë “fjalën e fundit”. Pikërisht mesfushori i Polonisë Piotr Zielinski “vulosi” fitoren për zikaltërit.
Triumfi i ekipit të Cristian Chivu është “sinjal” për ekipet e tjera se ata kanë rival vetëm veten dhe titulli është në “xhepin” e tyre. Pas 25 javësh në Serie A, Interi ka 61 pikë, 8 më shumë se Milani, ndërsa kuqezinjtë gjenden me një ndeshje më pak.
