Goli i Shpendit
Stiven Shpendi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Empoli barazoi në shtëpi përballë Reggiana. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Serie B italiane, u mbyll 1-1.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin për të tijët. Shpendi gjeti rrugën e rrjetës me anë të një goditje me kokë në minutën e 72-të, duke u dhënë 1 pikë të tijëve.
Kujtojmë se hera e fundit që shqiptari shënonte gol ishte 29 nëntori i vitit 2025, në atë ndeshje ndaj Barit.
Poll
