Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gazetari italian i ashpër ndaj Edon Zhegrovës: Juventus s’duhet ta kishte marrë, po paguan...

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari italian i ashpër ndaj Edon Zhegrovës: Juventus s’duhet
Paolo Paganini - Edon Zhegrova

I ftuar në emisionin “Maracana” në TMW Radio, gazetari sportiv, Paolo Paganini ka kryqëzuar drejtuesit e Juventusit për merkaton. Ndër emrat që italiani thotë që ka qenë “kot”, është edhe Edon Zhegrova.

“Pa Spallettin që shpiku McKennie, një problem tjetër sepse kontrata e tij po skadon, Juve paguan për transferimet e këqija të verës. Në merkaton e verës, Kolo Muani dukej si Tom Hanks në terminal. Ai donte të shkonte te Juve, ngeci aty, pastaj nuk shkoi. Paga e David, komisionet për të, por edhe Openda, Zhegrova. Duhet të kishe marrë dikë që donte të vinte dhe e njihte tashmë mjedisin në vend të atyre të treve”, tha Paganini.

Kujtojmë se Juventus e bleu sulmuesin shqiptar nga Lille në shtatorit që lamë pas. Klubi torinez pagoi 15.5 milionë euro si fillim, ndërsa me bonuse Zhegrova do t’i kushtonte Juves plot 23 milionë euro.  

Poll

Lexo gjithashtu