
Reshjet e borës dhe kushtet atmosferike aspak të favorshme kanë detyruar ekipin Olimpik të Kosovës që të ndërpresë përgatitjet në prag të Festvalit Olimpik Dimëror Evropian për të ring (EYOF) Sarajeva 2019.
Lajmi u konfirmua nga Federata Kosovare e Skive:
"Trajneri udhëheqës Feim Kollqaku, në koordinim me ndihmës trajnerin e tij, Egzon Agani dhe me ne (FSK), e gjithashtu në pëlqim me garueset, kanë vendosur që kjo seanca e tretë (e fundit) të anulohet dhe kësisoj të mënjanohen lëndimet potenciale",-thuhet në njoftimin e Federatës.
Përveç përgatitjeve në Brod, dy skiatorët Klea Vrella dhe Elba Kokaj, kanë zhvilluar stërvitje disa javë edhe në Erzurum të Turqisë. Vrella dhe Kokaj do ta përfaqësojnë Kosovës në EYOF nga 10 deri më 16 shkurt të këtij viti.