Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Video/ Rilind Kushta i Vlorës, shënon golin e tretë në Slloveni

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Rilind Kushta i Vlorës, shënon golin e tretë në

Pak e mbajnë mend legjendën e sulmit vlonjat, Sokol Kushtën, por tashmë është një tjetër Kushta që po rilind dhe është pikërisht nga Vlora dhe luan në sulm. Kristian Kushta, i cili është në pronësi të PAOK, që u huazua gjatë merkatos së verës te Zemplin Michalovce, ka arritur që të gjejë golin e tretë në Kupën e Sllovenisë.

Ai ka shënuar dy herë në sfidën e parë kundër Pata, ndërsa dje realizoi golin tjetër kundër Novy Zivot. Shtatlarti Kushta është vetëm 18 vjeç dhe po aktivizohet në elitën e futbollit slloven, ku po jep frytet e tij. Ai shihet si një ndër liderët e të ardhmes së PAOK në Greqi, por edhe i kombëtares kuqezi, pasi aktivizohet rregullisht me ekipet e moshave.

https://www.youtube.com/watch?v=MZBMKLR6CNw

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga