Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Diferencat nuk janë aq të mëdha”, gazetari i njohur analizon Poloni-Shqipëri: Bota do flasë për ne nëse...

Shkruar nga NEWSPORT
“Diferencat nuk janë aq të mëdha”, gazetari i njohur
Poloni-Shqipëri & Gjergji Stefa

Shqipëria mund t'ia dalë përballë Polonisë në Varshavë". Kështu mendon gazetari i njohur, Gjergji Stefa, i cili beson se kuqezinjtë i kanë të gjitha shanset për të tentuar historinë në stadiumin polak, pasi mes të dyjave skuadrave nuk ekziston një distancë e madhe. 

Ndër të tjera, ai shton se në rast se Kombëtarja shqiptare prek momentumin duke u bërë pjesë e Botëroriit 2026, e gjithë bota do të flasë për suksesin e saj. 

“Kjo tregon që diferencat nuk janë të mëdhaja. Nëse diferencat do të ishin të mëdhaja nuk do të përballeshim në këtë pikë. Nuk është si short grupi që të ra Anglia dhe Shqipëria. Në play-off skuadrat janë aty aty.

Nuk do të bëj analiza sepse një ndeshje futbolli mund të humbitet 1-0, mund të barazohet, mund të fitohet 1-0, mund të shkojë me penallti, mund të ndodhë gjithçka. Dhe në qoftë se ne këtu bëjmë retorika, pra flasim me veten se çfarë do ndodhi shumë më shumë do ushqenim opinionin publik me komente.

Jemi këtu për të dhënë fakte interesante dhe faktet janë që jemi outsajder, pra jemi skuadra që duhet ta mundim Poloninë dhe në qoftë se ne do të mundim Poloninë, dhe sa më shumë nëse do të fitojmë edhe me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë, e gjithë bota do të flasi për një mrekulli që ka ndodhur”, është shprehur Sefa.

Poll

Lexo gjithashtu