Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kusht për licencimin, Superiorja vihet në lëvizje për femrat

Shkruar nga NEWSPORT
Kusht për licencimin, Superiorja vihet në lëvizje për femrat

Sezoni i ri 2022-2023 do të hapë "siparin" e tij në datën 20 gusht. Siç ka përcaktuar Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ky edicion futbollistik do të startojë më parë për shkak të kampionatit botëror në periudhën nëntor-dhjetor.

Megjithatë 10 klubet e elitës së vendit tonë këtë sezon do të duhet të plotësojnë një kusht të rëndësishëm, në të kundërt penalizohen. Bëhet fjalë për skuadrën e femrave. Çdo ekip i Superiores, paralelisht duhet të formojë edhe një skuadër futbolli të femrave. Parimisht duket mëse e zgjidhshme.

Megjithatë në disa qytete problemet sociale apo faktorë të ndryshëm larg futbollit, kanë bërë që të ketë mungesë të vajzave për lojën më të ndjekur në botë. Por, edhe për këtë duket se ka një zgjidhje. Klube të ndryshme do të arrijnë të lidhin kontrata për llogari të tyre me ekipe që aktualisht militojnë në Kategorinë Superiore të futbollit të femrave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga