
Elbasani fitoi në shtëpi përballë Korabit pasditen e sotme. Spektakël në fushë dhe sigurisht në tribuna. Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar siç duhet për tifozët e verdhebluve. Përsëri ka patur përplasje me policinë deri në ato fizike.
Një deklaratë e tifogrupit “Tigrat Verdheblu” është publikuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook ku i bëjnë thirrje uniformave blu që të ndalojnë këto veprimë, ndryshe do të ketë bojkot.
-DEKLARATA-
Për të disatën herë gjendemi në konflikt me forcat e policisë në stadiumin tonë, në shtëpinë tonë ku disa prej jush "efektivë" sot e njohët se tani keni dalë në qytet.
Për të disatën herë ndërkohë që jemi duke festuar sukseset tona papritur gjendemi në mes të një përplasje fizike apo "kush shtyn më fort" me këta neandertal me uniformë.
Ju bëjmë thirrje efektivëve, n.q.s ju kanë bullizuar kur keni qenë të vegjël, na thoni t'ju çojmë në ndonjë psikolog se nuk fillohet punë polic të shfrysh nervat!
Prezenca e policisë është e ndaluar brenda stadiumit në çdo kampionat në botë!
Nuk duam të ndërmarrim hapa të tjerë pas kësaj ankese, duke dëmtuar ekipin tonë dhe duke ofenduar kulturën e tifozerisë që kemi, ndaj qëndroni jashtë rrethimit të stadiumit se aty brenda s'jua ka nevojën kush!
Ndeshja e rradhës do të jetë "ultimatumi" fundit që mos të jeni brenda stadiumit, ndryshe ne shpallim BOJKOTIN!
"Kur Katundaria zbret ne qytet-Atdheu osht' ne rrezik" !
Tigrat Verdheblu 2006