
Futbolli në Shqipëri, por edhe në botë vijon të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19. UEFA ka vendosur që Euro 2020 që do të luhet në muajin qershor do të zhvillohet me tifozë edhe pse jo me kapacitet maksimal, por ndryshe do të ndodhë në Shqipëri.
Zv.Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomoni në një intervistë për "Orën e Tiranës", është shprehur se as këtë vit nuk do të ketë tifozë në stadium, por kjo do të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm. Një lajm aspak pozitivë për klubet shqiptare që do të vazhdojnë të luajnë pa tifozë.
Kur mendohet të rikthehen tifozët në stadium? "Jemi akoma herë për të gjykuar që të bëjmë ndeshje me tifozë. Aktualisht nuk është gjykuar që mund të hapen aktivitete të tilla dhe të kenë praninë e tifozëve. Imunizim masiv parashikohet të ndodh në pranverën e vitit tjetër, 3 muajorin e parë të 2022 dhe atëherë mund të rikthehen tifozët në stadium".