Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kupa objektiv për Teutën, durrsakët gati për të kaluar Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa objektiv për Teutën, durrsakët gati për të kaluar
Teuta dhe Kukësi do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë nesër në orën 13:00 në Kukës Arena. Durrsakët futen si favoritë absolutë për të kaluar në gjysmefinale pas fitores 2-0 në Niko Dovana dhe mund të tolerojnë edhe një humbje me 1 gol diferencë. Gjithsesi, fokusi është maksimal pasi hapat fals nuk lejohen sidomos në Kupë që është një objektiv real i bregdetarëve. Suksesi në këtë kompeticion i garanton një biletë direkte në Kupaet e Europës, një rrugë shumë më e shkurtër se ajo e kampionatit ku duhen edhe 11 ndeshje për të ndarë verdiktet e sezonit. Nën drejtimin e trajnerit Martini skuadra ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore ku intenisteti është rritur. Grupi ka qenë i plotë dhe nuk priten mungesa.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga