
Egnatia - Bylis është një nga çerekfinalet e ditës së sotme që do të luhet për llogaritë e Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në orën 13:30.
Dueli i parë mes 2 ekipeve ka përfunduar 3-1 për rrogozhinasit dhe pikërisht në Rrogozhinë do të vendoset edhe ekipi që do të kualifikoht në fazën tjetër. Një 90-të minutësh shumë i luftuar mes kampionëve të Superiores dhe ballshiotëve që këto të fundit kanë detyrim vetëm fitoren për t’u kualifikuar.
Për këtë takim trajnerët kanë shuar dilemat dhe kanë vendosur për formacionet me të cilët do të zbresin në fushën e lojës. Edlir Tetova dhe Gentian Mezani kanë vendosur për titullarët e kësaj përballjeje.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Dajsinani, Dylis, Alijev, Wotlai, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Guindo. Trajner: Edlir Tetova
Bylis: Batista, Kane, Gjata, Përndreca, Mustafa, Ruçi, Malomo, Sulovari, Ofori, Muktar, Ilieski. Trajner: Gentian Mezani