Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Teuta mund të jetë favorite”, Gvozdenovic: Kupa është objektiv dhe ne do luftojmë

Shkruar nga NEWSPORT
“Teuta mund të jetë favorite”, Gvozdenovic: Kupa
Ivan Gvozdenovic

Elbasani vjen nga një periudhë e mirë në Superiore, pasi ka arritur të tiumfojë në dy ndeshjet e fundit ndaj Skënderbeut dhe Teutës ata kërkojnë fitoren e tretë ndaj këtyre të fundit. Në prag të sfidës së nesërme në Kupën e Shqipërisë, Ivan Gvozdenovic ka folur për mediat.

“Nesër është sërish Teuta, por një tjetër ndeshje, për Kupën e Shqipërisë. Situata  është e mirë, vetëm Ze Gomes jashtë. Nuk do rrezikojmë. Për të tjerat jemi në rregull dhe do shikojmë. Ne jemi gati, do shikojmë nesër si do dalim. 

Ndeshje me një takim, për më tepër në transfertë, ndiheni në disavantazh nga ky fakt? “Nuk e di çfarë të them. Ndoshta po, pak, por prapë ky është rregull dhe ne do e respektojmë. Ndoshta Teuta është favorite se kemi vetëm një ndeshje, por prap do luftojmë fort. Ne jemi gati, djemtë e kuptojnë si është situata”.

Në fundjavë me Dinamon, do bëni rotacion? “Ne jemi vetëm për Kupë, do luajmë me skuadrën më të mirë me të gjithë lojtarët, pastaj mund të flasim për Dinamon. Sot dhe nesër jemi të përqëndruar vetëm për Teutën”

Është objektiv Kupa për Elbasanin? “Çfarë di unë dhe dëgjoj, është objektiv dhe ne do luftojmë”, u shpreh Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga