Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Te Skënderbeu “kryqëzojnë gishtat”, Dinamo e Ilir Dajës me mungesa në çerekfinale

Shkruar nga NEWSPORT
Te Skënderbeu “kryqëzojnë gishtat”, Dinamo e Ilir
Dinamo

Dinamo – Skënderbeu është dueli i vetëm i ditës së sotme që do të jetë i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një sfidë mjaft e rëndësishme për rrugëtimin e ekipeve në Kupë, teksa starton në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Padiskutim që ekipi i drejtuar nga Ilir Daja shihet si më favoritë edhe për vetë faktin që janë një nga skuadrat e momentit në Superiore. Por nuk do të jetë aspak e lehtë për dinamovitët të luajnë përballë “Ujqërve të Dëborës”.

Kjo pasi kanë mungesa të rëndësishme dhe kjo iu lehtëson “punën” Ernest Gjokës për të tentuar fitoren. Ilir Daja nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Salit dhe Ditës, teksa në dyshim mbetet edhe Mandela.

Për këtë të fundit gjithçka do të vendoset pak minuta para sfidës. Ndërkohë janë rikthyer nga dëmtimet Toli, Doçi dhe Qardaku, të cilët mund të marrin disa minuta ndaj korçarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga