
Elbasani u eliminua nga Vllaznia nga Kupa e Shqipërisë pas goditjeve të penalltive. Në përfundimin e ndeshjes trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat.
“Sot na mungoi fati, asgjë tjetër. Bravo djemtë. Unë nuk mund të kërkoj asgjë më shumë nga djemtë, shënuan 3 gola në Shkodër, të humbësh me penallti kjo është pak shans, vetëm bravo mund t’i them. Ky është futbolli, e uroj ekipin e Vllaznisë për fitoren dhe suksese në gjysmëfinale.
Nuk kishim frikë, djemtë luajtën shumë mirë dhe treguan mentalitet të fortë. Ishim pak të lodhur sepse vetëm para tre ditësh luajtëm ndaj Vllaznisë një ndeshje të fortë. Jemi patjetër të mërzitur, ishim shumë afër kalimit të turit. Luajtëm një futboll të hapur, pak fati pak përqëndrimi bënë të veten. Tani duhet të shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të rëndësishme.”, tha Gvozdenovic.