Një nga duelet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë është përballja mes Teutës dhe Egnatias. Sfidë kjo e cila do të luhet ditën e martë në “Niko Dovana”.
Ekipet do të zbresin në fushë duke nisur që nga ora 16:30, ku do të përplasin “brirët” për fitoren, e cila do t’i afronte ato më afër gjysmëfinales. E pikërisht për këtë takim delikat dhe të rëndësishëm, klubi durrsak kërkon mbështetjen e tifozëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur axhendën e kësaj përballjejej. Ndërkohë u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur futbollistët.
“Të martën, në stadiumin “Niko Dovana”, zhvillohet takimi i parë çerekfinal i Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias. Ftojmë të gjithë tifozët të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën në këtë sfidë të rëndësishme”, shkruhet në njoftim.
View this post on Instagram
