Pogradeci dhe Vllaznia do të përballen më 10 janar 2026, në kuadër të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 16:00.
Në dukje të parë, shkodranët si pjesë e elitës janë favoritë, megjithatë, statistikat “ngrenë” shumë pikëpyetje. Kjo për shkak se Pogradeci në 17 ndeshje, ka grumbulluar 32 pikë, 2 më shumë se Vllaznia në 18 javë kampionat.
Por jo vetëm kjo, Pogradeci ka shënuar vetëm 1 gol më pak se shkodranët, 23 të tillë, ndërsa Vllaznia ka pësuar 3 më shumë se “liqenorët”, 16. Statistika mjaft pozitive për Pogradecin, që shkojnë si “mesazh” për Vllazninë në prag të duelit të Kupës.
Kujtojmë se Pogradeci mban vendin e 3-të në renditje, me 1 pikë më pak se Laçi i vendit të dytë. “Liqenorët” janë kthyer në një pretendent kryesor për t’u ngjitur në Superiore.
