
Egnatia është gjysmëfinalistja e 3-të në Kupën e Shqipërisë pas Partizanit dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit barazuan sot 2-2 me Bylisin, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë kalon Egnatian më tej në këtë kompeticion. Në përfundim të këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Serxho Ujka.
“Në fillim të kampionatit nuk e kisha të lehtë të përshtatesha, por tani jam futur në mekanizmat e ekipit, por tani jam mësuar me këtë gjë. Pozicioni? Jam mesfushor në rolin tim, mesfushor qendror. Por ndeshjet e fundit kam luajtur winger, por kjo është situata dhe pozicioni që më jepet.
Kombëtarja? Nuk e besoj se është momenti për ftesë nga Kombëtarja. Kam 5 muaj që luaj, që kam performuar. Normalisht që është një ëndërr, çdo lojtar shqiptar e ëndërron. Por nuk është momenti për t’u ftuar në Kombëtare.
Është e parakohshme, pasi duhet të shkosh atje në momentin e duhur. Dua të shkoj dhe të mbetem atje, dhe jo të shkoj e të kthehem përsëri. Disa lojtarë kanë shkuar dhe janë kthyer, nuk kanë shkuar më”, është shprehur Ujka.