
Egnatia është skuadra kampionë në fuqi në Kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit sezonin e kaluar e kanë fituar këtë trofe për herë të parë në historinë e klubit, ndërsa ditën e sotme në orën 19:00 në “Air Albania” do të tentojnë të triumfojë për herë të dytë rresht.
Një finale mjaft e rëndësishme, kundër një rivali jo shumë të “lezetshën” për rrogozhinast. Skuadra e Edlir Tetovës ndaj Kukësit do të jetë ‘all-in”, e cila do të shërbejë gjithashtu si një “provë” pëër finalet e “Final – Four” që do të luhen pas disa ditësh.
Gjithsesi 20 mijë euro do të jetë premio që do të shpërndahet për futbollistet për “kokën” e Kukësit. Drejtuesit mësohet se kanë vendosur të motivojnë lojtarët, ndërsa do t’i shpërblejnë ato nëse do t’ia dalin të fitojnë këtë trofe.
Kujtojmë se nëse Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë, ekipi që dot ë festojë më shumë se rrogozhinasit për këtë arritje do të jetë Tirana. Kjo pasi triumfi i rrogozhinasve iu jep mundësinë atyre të luajën në Europë, pasi Skënderbeu që luan në “Final – Four” është i dënuar nga EUFA edhe për 3 vite.