Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

VIDEO/ Albers Keko heroi i Partizanit, të kuqtë ia dalin me 10 lojtarë përballë Laçit dhe kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Albers Keko heroi i Partizanit, të kuqtë ia dalin me 10
Albers Keko

Partizani 2 – 1 Laçi (Podstrelov 17', Keko 89' / Bibo 56')

Partizani ka triumfuar në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.

Kështu, Partizani është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Shqipërisë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi pikërisht Partizani me anë të Podstrelov. Sulmuesi bjellorus gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18-të. Të kuqtë mbetën me 10 lojtarë që prej minutës së 41-të, kur Sembene mori kartonin e dytë të verdhë.

Me nisjen e pjesës së dytë, kurbinasit ishin më kërkues, teksa gjetën barazimin me Bibon në minutën e 57-të. Kur gjithçka u mendua se do të shkonte në shtesë, ishte Albers Keko që “fiku” Laçin.

Sulmuesi i Partizani shënoi në minutën e 89-të të sfidës, duke i dhënë të tijëve një kualifikim drithërues në fundin e sfidës.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: "Arena e Demave"
Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI:
Hoxha, Preka, Sembene, Domgjoni, Atanaskoski, Mehmeti, Shanaj, Taipi, Gudjufi, Padstrelau, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj.
LAÇI: Molla, Kurti, Opeh, Lima, Mjaki, Lleshi, Bibo, Manellari, Tresa, Melo, Bullari. Trajner: Françesko Moriero.

LIVE:
89' GOL PARTIZANI! Shënon Keko.

56' GOL LAÇI! Shënon Bibo.

38' Ndërhyrje e ashpër ndaj Mjakit, Sembene merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Partizanin me 10 lojtarë.

17' GOL PARTIZANI! Shënon Podstrelov.


1’ Shkelmohet topi i pare në “Arenën e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga