Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Kupa e Shqipërisë “rikthen” ekipet në fushën e lojës, ZBULONI kur do të zhvillohet faza e 1/8-ave (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Shqipërisë “rikthen” ekipet në fushën e
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Jemi zyrtarisht në vitin 2026 dhe tashmë nis një vit i ri dhe mjaft premtues. Por nuk ka edhe shumë ditë pushimi për skuadrat e Superiores dhe disa të Kategorisë së Parë.

Kjo pasi është parashikuar që me 10 janar të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Saktësisht duelet e fazës së 1/8-ave të këtij turneu.

8 sfida shumë të rëndësishme dhe delikate, ku ekipet do të kërkojnë fitoren për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë turne.  16 ekipe do të luftojnë mes tyre, ku sfidat do të luhen në 2 orare të ndryshme.

3 prej tyre do të startojnë në orën 13:00 dhe bëhet fjalë për Bylis – Laçi, Tirana – Skënderbeu dhe Partizani – Burreli. Ndërsa 4 takimet e tjera do të startojnë në orën 16:00 dhe dueli mes Dinamo - Besa mbetet për t'u përcaktuar. 

Kupa e Shqipërisë, raundi 1/8
Tirana – Skënderbeu 10.01.2026 13:00
Partizani – Burreli 10.01.2026 13:00
Bylis – Laçi 10.01.2026 13:00
Teuta – Vora 10.01.2026 16:00
Vllaznia – Pogradeci 10.01.2026 16:00
Egnatia – Apolonia 10.01.2026 16:00
Elbasani – Flamurtari 10.01.2026 16:00
Dinamo City – Besa 10.01.2026 për t’u përcaktuar

 

Poll

Lexo gjithashtu