
Skënderbeu dhe Dinamo do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen kthimit, të vlefshme për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”, nis në orën 16:30.
Kjo do të jetë një sfidë tepër e vështirë për Dinamon. Jo vetëm për faktin që Skënderbeu ka triumfuar 2-0 në ndeshjen e parë, por edhe për shkak të statistikave të së shkuarës mes këtyre dy ekipeve.
Si në Kupë apo Superiore, Skënderbeu dhe Dinamo janë përballu 10 herë në Korçë. Në këto 10 përballje, 4 janë fituar nga korçarët, 3 nga dinamovitët, teksa 3 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim.
Ditën e sotme, “djemtë” e Ilir Dajës do të futen në fushën e lojës për kualifikimin në gjysmëfinale dhe baraspeshimin e statistikave.