Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Kërkojnë përmbysjen ndaj Skënderbeut në Kupë, Ilir Daja: Aspak e lehtë, por gjërat e vështira janë të bukura

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojnë përmbysjen ndaj Skënderbeut në Kupë, Ilir
Ilir Daja

Dinamo do të përballet ditën e nesërme me Skënderbeun për të luajtur ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë përfundoi 2-0 në favor të korçarëve, teksa nesër dinamovitët do të kërkojnë përmbysjen.

Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i “Nëndetëses”, Ilir Daja. Ky i fundit e pranon që do të jetë e vështirë për të përmbysur, duke vlerësuar maksimalisht Skënderbeun, sidomos pasi do të përballen në transfertë.

“Kupa ka një specifikë, ku gjithçka vendoset jo pas 90 minutash, por pas 180 minutash, apo edhe më shumë. Do të jetë e vështirë, pas atij rezultati jo të mirë në ndeshjen e parë. Nganjëherë e vështira është më e bukur, kur arrihet.

Shkojmë në Korçë duke e vlerësuar Skënderbeun në maksimum, por ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Besoj që mund të kemi pak ndryshime, pasi ka ngjeshje të madhe të ndeshjeve mes kampionatit dhe Kupës.

Dinamos i duhet një marsh më shumë në këtë ndeshje, por duke ruajtur ekuilibrin në fushë. Nëse bëjmë dalje në sulm pa këtë ekuilibër, e vështirësojmë gjithçka për më tej. Të dy ekipet vijnë nga fitoret, por kampionati nuk ka lidhje me Kupën.

Në Kupë ndodh gjithçka, shpresojmë të shkojmë drejt shtesës, sepse do të jetë një bonus për ne edhe nga ana psikologjike, nëse do ta përmbysim atë rezultat të ndeshjes së parë”, është shprehur Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga