Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

ÇEREKFINALET E KUPËS/ Spektakël dhe emocione të garantuara, derbi i kryeqytetit dhe supersfida e Elbasanit “gozhdojnë” tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
ÇEREKFINALET E KUPËS/ Spektakël dhe emocione të
Kupa e Shqiperise

Ditën e sotme do të luhen 2 ndeshje të tjera mjaft të luftuara dhe spektakolare. 2 çerekfinalet e tjera të Kupës së Shqipërisë do të marrin “skenën”, me sfidat që do të luhen në dy orare të ndryshme.

Spektakli dhe emocionet do të startojnë me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Takim që nis në orën 13:30 dhe do të luhet në “Selman Stërmasi”. Të dyja ekipet e dëshirojnë dhe kanë si objektiv Kupën, ndaj dhe pritet “luftë” mes tyre në fushën e lojës.

Më pas gjithçka do të vazhdojë me supersfidën Elbasani – Partizani, duel që do të luhet në “Elbasan Arena”. Ekipet do të zbresin në fushë në orën 16:30 dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e çerekfinales së parë.

NDESHJET:

TIRANA - DINAMO

ELBASANI - PARTIZANI

Poll

Lexo gjithashtu