Kupa e Shqipërisë është në fazën më delikate të saj, ku 8 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e fazës çerekfinale. Ndeshje mjaft të luftuar pritet të jenë mes skuadrave, të cilat do të jenë “all-in” vetëm për fitoren.
Në këtë fazë do të kemi edhe derbin e kryeqytetit, ku Tirana do të presë Dinamon, ndërkohë duele të tjera janë Teuta – Egnatia, Elbasani – Partizani dhe Bylis Vllaznia.
Këto duele do të zhvillohen të ndara në 2 ditë. Ditën e martë në orën 13:30 do të luhet Bylis – Vllaznia, ndërsa në orën 16:30 sfidohen Teuta – Egnatia.
Për të mërkurën janë rezervuar 2 përballjet e tjera. Në orën 13: do të luhet derbi mes Tiranës dhe Dinamos, teksa në orën 16:30 sfidohen Elbasani – Partizani.
Kujtojmë se kjo fazë do të jetë me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para do të zhvillohen me 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e dyta me 4 mars.
ÇEREKFINALET:
Të martën:
Teuta – Egnatia
Bylis – Vllaznia
Të mërkurën:
Tirana – Dinamo
Elbasani – Partizani
