Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Edlir Tetova nuk e sheh si perfekt kualifikimin në Kupë: Ishte ndeshje komode, por bëmë shumë gabime

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova nuk e sheh si perfekt kualifikimin në Kupë: Ishte ndeshje
Edlir Tetova

Egnatia është gjysmëfinalistja e 3-të në Kupën e Shqipërisë pas Partizanit dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit barazuan sot 2-2 me Bylisin, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë kalon Egnatian më tej në këtë kompeticion. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i kampionëve, Edlir Tetova.

“Komod ishim, vinim nga një fitore 1-3 në Ballsh. Sigurisht që rezultati ta jep këtë komoditet, por nuk ka falje tek pjesa e lojës, nga mënyra si interpretuam sidomos në pjesën e dytë. Bylis na vendosi në vështirësi në pjesën e parë. Por ne sot bëmë shumë gabime në pasime.

Guindo? Ka vetëm 8 ditë që stërvitet rregullisht me skuadrën, pasi ka kaluar 2 javë vetëm grip. Kishte javën e parë grip, u rikthye 2 ditë, më pas përsëri me grip. Ka pasur vetëm probleme fizike, pasi në anën taktike ne po punojmë. Po e merr veten avash-avash dhe do të jetë shpejt në formën e tij më të mirë.

Dëmtimi i Ndrecës? Në momentin e ndërhyrjes së kundërshtarit është bllokuar këmba mbrapa. Të shohim nesër ekzaminimet, por përderisa la lojën mund të jetë diçka serioze.

Aliyev? Mendoj që është një kontigjent i mirë i skuadrës sime, thjesht po kalon moment jo të mirë. Ai ka bërë ndeshje të mira, por për shkak të moshës dhe ndjen se është lojtar i ekipit kombëtar dhe kërkon që të jetë në fushë. Unë ja kam thënë që ne bëjmë rotacion të përhershëm. Në këto ndeshje mendoj se do ta zëvendësojë Ndrecën shumë mirë.

Mendoj se ne kemi rrugëdalje nga ana e Ndrecës, si në krahun e djathtë. Kemi një mënyrë tjetër loje që shpresojmë që këtë gjë ta punojmë këtë ditë që kemi me Aliyev mbrojtës i majtë për të bërë diçka në ndeshjen me Teutën.

Nuk jam i mërzitur, jemi ekip që duhet të mbrojmë trofeun. Nuk më vjen mirë për qasjen e disa lojtarëve në pjesën e dytë, nuk tolerohet. Jemi ekipi i vetëm në Superligë që mund të bëjmë rotacion, gjithësecili ka minuta. Aleksi do mungojë 1 muaj për një operacion”, është shprehur Edlir Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga