
Vllaznia – Dinamo është gjysmëfinalja e parë në Kupën e Shqipërisë që do të luhet ditën e nesërme. Një duel mjaft i rëndësishëm, me ekipet që do të tentojnë fitoren për të qenë sa më afër kalimit në finale.
Një sfidë që vë përballe 2 ekipet që luftojnë e për titullin në Superiore, por dueli i ditës së nesërme merr një tjetër rëndësi. Në historinë e Kupës së Shqipërisë, shkodranët dhe dinamovitët janë përballur mes tyre në 4 raste.
3 fitore kanë shkuar për kuqeblutë dhe vetëm 1 sfidë është fituar nga “Blutë”. Ndeshja nesërme për ekipin e Ilir Dajës do të jetë edhe si një “hakmarrje” ndaj shkodranëve për humbjet që i kanë shkaktuar në të kaluarën.
Skuadra që udhëhiqet nga Thomas Brdaric ka mundur të shënojë 10 gola, ndërsa ekipi i Dajës ka shënuar vetëm 4 të tillë.