Kupa e Shqipërisë në Basketboll për Meshkuj ka njohur çiftet e saj për fazën e ¼-tës.
Me datën 15 janar, në orën 18.00, Vllaznia do masë forcat me Partizanin. Dueli mes shkodranëve dhe të kuqve ka sjellur përherë rivalitet dhe pritshmëritë janë të mëdha edhe për këtë “betejë”.
Një ditë më pas, janë në program edhe dy sfida të tjera. Teuta do sfidojë Besëlidhjen në orën 18.00. Një vëmendje të veçantë meriton edhe Tirana Neptun-Dinamo (17.00).
Me 17 janar, luhet një takim që pritet të jetë i barabartë. Kamza do kërkojë suksesin në shtëpi, ndërsa Apolonia dëshiron të tregojë se mbetet ekip i fortë (18.00). Më poshtë keni postimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Poll