Kupa e Shqipërisë duket se është kthyer në një barrë për klubet tona. Në kushtet kur bojkoti do të ngjeshë kalendarin e kampionatit, kompeticioni I Kupës së Shqipërisë është parë të zhvillohet me ndeshje teke. Mungesa e stadiumeve dhe problemeve me fushat ka bërë që duelet e Kupës të spostohen në terrenet stërvitore.
Kështu, pas Tiranës që pritet ta luajë ndeshjen në "Skënder Halili", apo Partizanit që do të "shtegëtojë" në Librazhd, edhe Kukësi do ta luaj ndeshjen në kompleksin stërvitor. Ka qenë vetë klubi verilindor që ka konfirmuar se ndeshja e turitë të parë të Kupës do të luhet në "Football Republic". Kukësi luan me Maliqin e Kategorisë së Dytë.

Poll