
Sofyan Amrabat ishte një tjetër lojtarë që shkëlqeu në Kupën e Botës. Paraqitjet e tij në këtë turne kanë rritur ndjeshëm edhe vlerën ën treg, i cili tashmë vlerësohet me rreth 40 milionë euro.
Fiorentina është në pritje të ofertave të cilat kënaqin arkat e klubit, me marokenin që duket se do të largohet nga skuadra vjollcë, pasi interesimet nuk kanë munguar.
Skuadra italiane menjëherë ka “piketuar” një tjetër lojtarë që mund të sigurojë pasi të sigurojë të ardhurat nga shitja e Amrabat. Bëhet fjalë për mbrojtës krahu, Jesper Karlsson që luan me skuadrën e AZ Alkmaar në Eredivisie.
Poll