Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësit nuk i del inati me gjyqtarët dhe nxjerr faktet: Kërkojmë drejtësi, na lini të luajmë futboll!

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësit nuk i del inati me gjyqtarët dhe nxjerr faktet:

Kukësi u mposht nga Egnatia ditën e djeshme, me rrogozhinasit që triumfuan 2-1 ndaj verilindorëve, sfidë kjo e vlefshme për javën e 11-të. Një duel shum ëi kontestuar për shkak të disa vendimeve të arbitrit, teksa te skuadra e Kukësit akuzojnë për një penallti të padhënë në favor tëë tyre.

Madje klubi mëngjesin e ditës së sotme ka nxjerrë edhe video dhe foto nga rasti kur Fangaj ka ndërhyrë në zonë ndaj Atdhe Rashitit. Ky i fundit rrëzohet dhe për Andi Koçin nuk ishte 11-të metërsh.

Verilindorët akuzojnë se gjithçka është bërë me dashje dhe kjo nuk është hera e parë. Klubi nuk do të dorëzsohe dhe kërkon drejtësi për të tilla situata.

“KERKOJME DREJTESI!

Eshte e turpshme ajo qe ndodhi diten e djeshme ne ndeshjen KF Egnatia 2-1 FK Kukesi ku ekipit tone ju mohua nje penallti e paster!

Arbitri i ndeshjes Andi Koci bashke me Arbitrin e VAR Olsid Ferataj deshtuan ne gjykimin edhe interpretimin e ketij rasti duke bere qartasi gabime me dashje!

Keto jane raste qe mund te ndryshojne rrjedhjen e ndeshjes! Eshte e disata here qe kjo gje i ndodh ekipit tone nga niveli i dobet qe kane keto arbitra!

Nuk mund te lem pa permendur edhe kartonat qe jane abuzuar kunder lojtarëve te ekipit tone, ku cdo prekje apo lufte sportive perfundonte ne kartona kunder lojtarëve te ekipit tone!

Kukesi do kerkoj drejtesi ne instancat me te larte per rastet e lartpermendura gjithashtu ne vecanti per kto dy persona te ashtuquajtur arbitra!

Kukesi nuk do dorezohet edhe do kerkoj te luhet gjithmone FUTBOLL”, ka shkruar klubin në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga