Kukësi gjendet në Turqi, vend ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Krahas stërvitjes, janë programuar edhe ndeshje miqësore. Pikërisht sot do të zhvillohet e radhës kundër Ettifaq. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, klubi verilindor bën me dije axhendën e takimit. Me orën lokale turke, takimi do të zhvillohet në 17:00, kurse me orën tonë në 16:00.
Ky test do t’i shërbejë trajnerit Skënder Gega për të parë gjendjen e futbollistëve që ka në dispozicion, si dhe për të vënë pikat mbi “i” për ata lojtarë që janë në provë. Kukësi është një nga skuadrat që është futur vrullshëm në merkaton e verës duke bërë shumë afrime në bashkëpunim me stafin teknik.

Poll