
Kukësi u ndal në barazim në takimin e luajtur në Vlorë përball Flamurtarit, teksa me një lojtar më pak arriti që të shënojë gol. Por, kjo sfidë tashmë është arkivuar dhe koha e shkurtër nuk i ka lënë verilindorët që të mendojnë shumë për të shkuarën. Ata janë përqendruar te takimi i radhës kundër Korabit, ndërsa sot kanë zbritur në Kukës për të bërë dy përgatitjet e fundit përpara ndeshjes.
Ernest Gjoka ka pasur grup të cunguar, për shkak se disa lojtarë janë të dëmtuar dhe tre të tjera janë të pezulluar për shkak kartonësh. Në këtë takim ai duhet që të eksperimentojë në 11-she, teksa dhe vet nuk do të jetë në fushë.
Lojtarëve iu është dhënë sot përkrahja nga tifozët, të cilët kanë ndjekur stërvitjen nga afër, ndërsa drejtuesit kanë folur pak, por në mënyrë të qartë, duan fitoren kundër Korabit për të vazhduar luftën për vendet e para të tabelës së klasifikimit.