
Kukësi do përballet me Partizanin në fundjavë në transfertë, në kuadër të Superligës së Shqipërisë. Trajneri i verilindorëve, Longo ka stërvitur ekipin intensivisht për këtë takim.
Tekniku ka marrë edhe një lajm të mirë. Mesfushori Milunovic është rikthyer nga dëmtimi dhe do jetë në dispozicion të skuadrës. Jo vetëm kaq, pasi gati është edhe mbrojtësi Edison Ndreca. Si Milunovic, ashtu edhe Ndreca do jenë një "armë" e fortë për sfidën e kampionatit.Ekipi i Longos e ka nisur mirë edicionin, pasi pas 4 javësh, rënditet në vendin e 3-të me 7 pikë, një më pak se kyresuesit e Tiranës.Partizani-Kukësi do luhet ditën e dielë, në stadiumin Air Albania.
Poll