Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi nis “zborin” në Maribor

Shkruar nga NEWSPORT

Ekipi verilindor, Kukësi, ka nisur sot përgatitjet në Maribor të Sllovenisë. Në kuadër të ndeshjeve  eliminatore të Europa League, ku Kukësi merr pjesë për vitin e katërt radhazi, stafi teknik me në krye Hasan Likën ka përzgjedhur 25 lojtarët më të mirë, duke përfshirë këtu dy prurjet e reja: Polizoi Arbërin dhe Sidrit Gurin. Ndërsa ekipit pritet që t’i bashkangjiten dhe lojtarë të tjerë në provë siç shprehen burime pranë stafit teknik.

[caption id="attachment_3642" align="alignleft" width="300"]kukesi maribor Kukësi duke zhvilluar stërvitje në Maribor[/caption]

Drejtori sportiv, Dritan Dervishi së bashku me teknikun Lika janë duke përpiluar dhe listën e hyrje-daljeve, pasi pritet që të ketë të tjerë futbollistë që do të largohen. Megjithatë, sa i përket stërvitjes, sot trajneri Lika ka zhvilluar një seancë paradite dhe sot pasdite pritet që të luhet takimi i parë miqësor kundër NK Celje, ekip i elitës së futbollit slloven.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga