Kukësi ka nisur nga puna në merkato. Verilindorët nuk kanë bërë ende asnjë afrim gjatë këtij afati kalimtar të janarit, por shumë shpejt pritet të ketë zyrtarizime. Ditën e djeshme drejtori sporitiv I Kukësit, Nderim Nexhipi u shpreh se do të afrime nga jashtë Shqipërisë, por edhe nga Superliga.
Emri i parë në listën e dëshirave është ai i Shqipëri Taipit, mesfushorit të Skënderbeut dhe vëllai i Gjelbërim Taipit që është pjesë e Kukësit. Negocitat mes dy ekipeve kanë nisur dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zyrtarizimi nëse palët gjejnë akordin. Në këtë mënyrë te Kukësi në mesfushë pritet që të luajnë dy vëllezërit Taipi.

Poll