
Kukësi i është kthyer përgatitjeve për sezonin e ri. Të mbetur pa Europë, verilindorët kanë zbritur në fushë nën drejtimin e Skënder Gegës. Veç largimeve të Milunovic, De Lucas, Mustës apo edhe Shkurtaj, të tjerë emra nuk janë në planet e stafit teknik.
Kreshnik Bahtiri, Filip Gligorov dhe Zenel Gavazaj janë me “valixhe në duar”, me Kukësin që duket një kantier ndërtimi. Të shumta kanë qenë afrimet këtë verë, me verilindorët që janë fokusuar në tregun ballkanas.
Pas stërvitjes në kryeqytet, Kukësi do zhvendoset në Turqi për fazën përgatitore.
Poll