Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kukësi i pesti, GJICI i pari", deklarata e presidentit të TEUTËS alarm për SUPERIOREN

Shkruar nga NEWSPORT
"Kukësi i pesti, GJICI i pari", deklarata e presidentit të

Teuta ndodhet me meritë në luftë për titullin kampion dhe kjo falë punës së palodhshme të trajnerit Bledi Shkëmbi mbështetur nga presidenti Edmond Hasanbelliu. Ky i fundit ka bërë një deklaratë të fortë për mediet në vend teksa ka folur për rivalët e Kukësit duke "thumbuar" drejtpërdrejtë presidentin Safet Gjici.

Për kreun e klubit verilindor, Hasanbelliu u shpreh: "Gjici mund të dalë i pari, por Kukësi zë vendin e pestë në kampionat", deklaratë kjo që ka trazuar "tenxheren" e madhe të kampionatit shqiptar. Ndoshta jemi mësuar ta shohim të ziejë fort e herë-herë të derdhet, por tashmë është koha që të hiqet nga zjarri në kohën e duhur.

Presidenti i Teutës nuk preferoi të ishte i drejtpërdrejtë, megjithatë gjithçka e thënë nga ai është e qartë. Alarmi ka rënë. Tifozët janë "zhdukur" prej kohësh nga stadiumet. Mos vallë edhe ata po preferojnë ta shohin "ndeshjen" jashtë fushës së blertë? Me siguri që jo, përballjet e vërteta ndodhin vetëm para syve të tyre. Për momentin janë me pushime, jo për fajin e tyre. Kukësi i pesti, Gjici i pari... Skuadra dhe presidenti s'mund të ecin të ndarë, por vetëm paralelisht. Ndoshta lojtarët e Kukësit kanë nisur sprintin për të arritur liderin e tyre. Mos të harrojmë! Në Kukës është shumë ftohtë. Në Tiranë është pak më ngrohtë dhe "luhet" pa shumë vështirësi... /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga