Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KUKËSI gjen trajner në Itali, gati firma me 45 vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
KUKËSI gjen trajner në Itali, gati firma me 45 vjeçarin

Diego Longo pritet të jetë trajneri më i ri i Kukësit. Të mbetur pa numrin një në stol pas largimit të Mirel Josës, drejtori sportiv Pero Pejic prej ditësh e ka bërë të ditur se dëshiron një trajner të huaj. Verilindorët me gjasë kanë gjetur akordin me Diego Longo, 45 vjeçarin italian që më herët ka qenë ndihmës në disa skuadra të njohura.

Longo ka qenë në stafin e Rumanisë në 2009, apo edhe të klubeve si Rapid Bukuresht, Petrolul, Skoda Xanthi, PAOK, apo edhe Dinamo Kiev. Shtypi i shkruar njofton se stafi i Longos ka konfirmuar bisedimet me Kukësin dhe janë disa detaje që po përcaktohen, për të hedhur më pas firmën në kontratë. Drejtori Pejic kërkonte një trajner të huaj, për të pasur më shumë disiplinë në ekip.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga