Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi e Teuta në rënie të lirë, Tirana kryeson me 5 pikë më pak, Kastrioti “hirushja” e këtij sezoni

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi e Teuta në rënie të lirë, Tirana kryeson me 5

Kur është mbyllur java e 12-të e “Abissnet Superiore” dhe tashmë do të bëjë një pauzë për shkak se topi do të kalojë në fushën e “Katar 2022” për t’u luajtur kampionati botërorë. Duke marrë shkas nga ndërprerja e kampionatit mund t’i hedhim një sy renditjes së skuadrave krahasuar me sezonin e kaluar për të mësuar më tepër se çfarë ka rezervuar ky kampionat.

Si sezonin e kaluar dhe këtë sezon ajo që kryeson tabelën e klasifikimit është Tirana, por këtë herë pas 12 javëve ka 5 pikë më pak. Një sezon më parë kryesonte me 27 pikë, kundrejt 22 të këtij sezoni. Kukësi që një sezon më parë renditej i dyti me 23 pikë, këtë herë është i dyti nga fundi më 12 pikë, plot 11 më pak në krahasim me sezonin 2021-2022. Edhe Teuta ka 11 pikë më pak se sezoni i kaluar, prandaj dhe këto dy ekipe renditen në fundin e renditjes.

Vllaznia ka -1 pikë më pak, Laçi ka -4, Partizani ka bërë më mir se një sezon më parë pasi pas 12 javëve ka grumbulluar 7 pikë më shumë, njësoj edhe Egnatia, ndërsa Kastrioti mund të cilësohet si “hirushja” e këtij sezoni në krahasim me sezonin e shkuar, pasi krutanët në 2021-2022 renditeshin në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa aktualisht mbajnë vendin e 6-të me +10 pikë më tepër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga