
Trajneri i Kukësit Armando Cungu u shpreh mjaft i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Flamurtarit, e cila i jep mundësinë të shpresojë më shumë se kurrë për titullin kampion. Pas fitores me rezultatin 2-1 në fushën e vlonjatëve, për "Supersport" tekniku shkodran theksoi se ai ka bërë maksimumin te ky ekip dhe se e ka menaxhuar më së miri skuadrën.
"Futbolli i tillë është. Është kampionat i vështirë. Duhet të djersishëm shumë të fitosh. Flamurtari është një ekip që ka ambiciet e veta, pavarësisht problemeve. Kushtet atmosferike nuk të lejonin të luaje ashtu si doje.
Nuk jam aspak në vështirësi. Te Kukësi zbret në fushë ai që bën që ka formën më të mirë. Ardhjet e reja duan pak kohë. Kukësi është ekip që lufton në maksimum.
Nuk vendosa të ndryshoja vendosjen në fushë. U detyrova nga Cuculi, që ka qenë me temperaturë dhe nuk ka fjetur gjumë. U ktheva në identitet. Kundërshtari kishte në favori fushën. Në shmangien e topave na duhej Cuculi. Kishim rast me Cordeiron, por dhe Shkurtaj mund të shënonte.
Të gjithë e njohim Gjicin për ambicien. Unë kam ardhur të bëj maksimumin. E keni parë vetë. Ekipi është në garë për titull. Jemi i vetmi ekip që luajmë jashtë stadiumit. Kemi patur dëmtime dhe mungesa. Këto nuk janë justifikime. Fusha e lojës do të tregojë se lojtarët duhet të përshtaten. Kukësi është 7 vjet protagonist në Superiore. Kemi fituart kupa, kemi luajtur në kompeticione europiane.
Kanë ardhur lojtarë cilësore. Grupi është i fortë. Ardhjet në janar zakonisht prishin ekuilibrat. Ekipi krijoi fizionomi në dy fazat e para. Kam 3 lojtarë të rinj për formacion të parë. Gati do të jetë dhe i katërti.", u shpreh Cungu.