Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kualifikimi historik në 1/32 e Champions, Vllaznia hap dyert, UEFA cakton gjyqtaret ESTONEZE

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikimi historik në 1/32 e Champions, Vllaznia hap dyert, UEFA cakton

Vllaznia në futboll për femra ka shkruajtur historinë në këtë sezon.

Ekipi shkodran arriti të kualifikohet për në raundin e 1/32-ave të UEFA Champions League për kategorinë femra, duke arritur një sukses të pa prekur më parë. Tashmë rivaliteti është më i madh, teksa te kuqeblutë e kanë besimin se mund t'ia dalin.

Në raundin e 1/32-ave, Vllaznia do të mas forcat me kampionen e Danimarkës, Fortuna Njorning. Një kundërshtarë i vështirë, por për fat të mirë të Vllaznisë takimi i parë, i cili do të zhvillohet më 11 shtator do të luhet në "Loro Boriçi".

Ndërkohë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtaret e takimit. Do të jetë një trupë estoneze ajo që do të vendos drejtësinë në "Loro Boriçi", me Relika Turi që do të ketë bilbilin kryesor të takimit.

Ndihmëse të saj do të jenë Karolin Kaivoja dhe Ani Rahula. Takimi do të luhet këtë të martë në orën 18:00, ndërsa drejtuesit kanë vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga