
Tifo-grupi "Ultras-Guerrils" i skuadrës së Partizani ishte nisur drejt Sllovakisë për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen kundër Slovan-Bratislavës. Por lajmi i papritur që Partizani do të zëvendësojë Skënderbeun në Champions, ka bërë që tifozët e kuq të ndërpresin udhëtimin e tyre për tu kthyer në Tiranë. Një lajm i madh për ata që e kanë ndjekur skuadrën e kuqe në çdo vend pavarësisht kategorisë, pavarësisht rezultatit. Mësohet se tifozët shqiptarë akoma nuk kishin kaluar kufirin, dhe këtë sakrificë të radhës ata nuk mund ta kenë kurrsesi problem.
Poll