Kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, Erjon Veliaj, me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” iu ka kërkuar qytetarëve të Tiranës që të jenë të gjithë në sheshin “Nënë Tereza” për të pritur ekipin tonë Kombëtar. Përpo kësaj, ai u ka kërkuar banorëve të rrugës së “Durrësit” dhe “Dritan Hoxha” që të dalin nga shtëpitë dhe të brohorasin për kthimin e lojtarëve nga evenimenti “Francë 2016”.

“Sot e gjithë Tirana e veshur kuqezi do jetë në TiranaFanZone në orën 17:00 për të pritur yjet e kombëtares. Nëse jeton buzë rr. Dritan Hoxha dhe rr. Durrësit brohorit kalimin e tyre nga ora 4 deri në 5, i dallon nga autobusi i kuq ⚽️ Forca, të tregojmë se Tirana jonë e çmon pafund punën e talentin e tyre!”, thuhet në postimin e veliajt, i cili e shoqëron atë me disa foto pikante nga ndeshjet e Europianit.