Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kryetarët e Bashkive bojkotojnë Asamblenë e Përgjithshme, mungon edhe ish-zyrtari i lartë demokrat i FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
Kryetarët e Bashkive bojkotojnë Asamblenë e Përgjithshme,

U zhvillua sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e FSHF-së. Në këto punime, u vendos që zgjedhjet për presidentin e ri dhe Komitetitn Ekzekutiv të mbahen në 15 mars në orën 10:00.

Për shkak se zgjedhjet në FSHF u politizuan dhe palët zgjodhën rrugën ligjore, Gjykata ka lënë ende në fuqi pezullimin e tyre, teksa dy padi të tjera kundër janë tërhequr. Gjithçka pritet të marrë rrugë ligjore dhe deri në datën 15 mars FSHF do ketë një president të ri me mandate 4 vjeçar.

Në Asamblenë e sotme, munguan delegatët e Vorës, Pogradecit, Burrelit dhe Maliqit. Nga 55 anëtarë me të drejtë vote, në Asamble morën pjesë 41 prej tyre. Duket se politika hoqi dorë nga zgjedhjet në FSHF, me asnjë përfaqësues majtas apo djathtas që nuk mori pjesë në Asamblenë e sotme të FSHF-së. As Enkelejd Alibeaj, ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së që mban postin e nënkryetarit të PD-së nuk ishte në punimet e sotme.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga