
Mentor Mazrekaj merr "pushimet" nga Partizani. Sigurisht jo për shumë ditë, por nga një foto e postuar së fundmi në rrjetet sociale nga vetë mesfushori, mësohet se ai i është drejtuar Kosovës.
Duket se lojtari i të kuqve ka vendosur t'i japë vetes pak qetësi duke u larguar nga zhurma e fundit mediatike që e ka përfshirë atë kohët e fundit.
Partizani do të luajë të hënën kundër Vllaznisë, ndërsa duket se as për këtë takim, Mazrekaj nuk do të llogaritet nga trajneri Sormani si pjesë e skuadrës.
[gallery columns="1" size="full" ids="34846"]
Postimi i Mazrekajt ne Instagram pak caste me pare
Poll