Sot, Partizani do të luajë ndaj Tiranës në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Ethet e këtij derbi kanë përfshirë prej ditësh kryeqytetin, megjithatë sot gjithçka do të vendoset në stadiumin “Selman Stërmasi”. Trajnerët Sulejman Starova dhe Mirel Josa e kanë përgatitur këtë sfidë sipas mënyrës së tyre. Dje, të dy skuadrat i kanë dhënë fund përgatitjeve, ku kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore.
Tekniku i të kuqve ka provuar në seancën e fundit një skemë 4-3-3 dhe me shumë gjasa ndaj bardhebluve do të luajë me këtë formacion: Hoxha – Fejzullahi – Malota – Krasniqi – Batha – Ramadani – Vila – Torassa – Mazrekaj – Ekuban. Ndërsa trajneri i bardhebluve, Mirel Josa pritet të hedhë në fushën e blertë këtë 11-she: Lika – Doka – Muça – Teqja – Hoxhallari – Daja – Merveille – G.Lika – Taku – Cise – Moise
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.