Përballja e sotme ndërmjet Kroacisë dhe Turqisë është e shtata në hiostorinë ndërmjet dy përfaqësueseve. Skuadra kroate ka 2 fitore dhe katër barazimne edhe pse pikat e basteve i japin avantazh disi më të lartë për të fituar ndeshjen skuadrës së Turqisë. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura të luajtur ndonjëherë në një kampionat Europian atë të tetë viteve më parë në çerekfinalet e Europianit.Kampionati zhvillohej nga Austria dhe Zvicra. Pasi koha e rregullt e ndeshjeve kishte përfunduar në barazim pa gola, Kroacia me shënimin e golit në minutën e 119 përgatiti festën e madhe. Nuk menduan të njëjtën gjë nga ana e tyre turqit ku barazuan rezultatin dhe më pas e fituan ndeshjen përmes penalltive.
Turqit ishin gjysmëfinalistët dhe ëndrra e kroatëve u ndërpre në mes. Kjo pjesë e vogël e historisë së përballjeve mes skuadrave bën që ndeshja e sotme të pritet me interesin maksimal nga tifozeria e të dy ekipeve dhe jo vetëm.